Vinicius Jr është gati të vazhdojë kontratën me Real Madridin.
Braziliani rezultoi më vendimtar se kurrë në këtë sezon mes Evropës dhe La Liga, dhe sipas asaj që raportohet nga gazeta e njohur spanjolle “Marca”, Vini Jr ka gjetur një marrëveshje totale me “Los Blancos” për të rinovuar kontratën e tij.
Zgjatja e kontratës pritet të bëhet deri në 2026 ose 2027, me një rritje të konsiderueshme të pagës, e cila do jetë rreth 10 milionë neto në sezon.
Zyrtarizimi do të bëhet në fillim të korrikut, pas pushimeve të brazilianit, i cili do të vazhdojë aventurën me Blancos me një klauzolë lirimi mbi një miliardë euro. /arbresh.info/
Një muaj paraburgim për dy punonjës të KEDS-it të dyshuar pë...
Kapet me kokainë një person në pikën kufitare në Morinë
Jashari: Tani ndihem 100% gati për të ndihmuar Milanin
Një punëtor humb jetën në Termocentralin “Kosova B” pas një ...
Begaj në Shkup: Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut, shembull b...
Rusia dhe Ukraina bien dakord për armëpushim lokal, fillojnë...