Vettel paralajmëron kundërshtarët pas prezantimit tek Aston Martin

20:24 | 4 Mars 2021

Sebastian Vettel ka paralajmëruar kundërshtarët se ai me makinën e re, Aston Martin, pretendon vetëm majën.

Aston Martin më herët konfirmoi bashkpunimin me firmën amerikane Cognizant, dhe pas konfirmimit të bashkëpunimit i cili vlerësohet se do të çojë Aston Martin drejt titullit pas shumë vitesh, erdhi edhe konfirmimi se Sebastian Vettel është piloti i ri i skuadrës, transmeton lajmi.net.

Vettel tha se gjatë kohës sa ishte në Ferrari nuk isthe i lumtur dhe kishte kohë të vështira. Ai tani i ka paralajmëruar rivalët e tij se me Aston Martinin ai synon vetëm majën.

“Nuk është sekret që vitin e kaluar nuk isha në gjendjen më të mirë. E di që kjo nuk ishte në standardet e mia, unë isha nën kapacitetet e mia normale, por jam shumë në paqe me këtë gjë”, tha ai.

“Unë nuk jam i kënaqur me vitin e kaluar për sa i përket performancës, pjesërisht performancën time, por unë e pranova atë. Unë jam duke pritur për këtë vit të rifilloj”, përfundoi Serbastian Vettel.