Sebastian Vettel beson se Ferrari është “shumë afër përsosmërisë” pasi bëri 169 xhiro në ditën e parë të testimit.
Ngasësi 31-vjeçar foli pas përfundimit të ditës së parë të testit të Formula 1 në pistën e Barcelonës -Catalunya.
Gjermani jo vetëm që i dha një 169 gjarpër për Ferrarin, ai ishte gjithashtu i kënaqur që ka vendosur kohën më të shpejtë të ditës me 1:18.161.
“Shuma e xhirove që ne bëmë, sesi ekipi po e trajtonte veturën gjithçka ishte fantastike dhe më e mirë se e vitit të kaluar”.
“Asnjë dramë e madhe nga ajo pikëpamje, ishte shumë e mirë”, tha ndër të tjerash ish-kampioni i garave me vetura të shpejta.
Shpresohet se makina e tyre e re për 2019, SF90, do ta ndihmojë bosi i ri i Ferrarit, Mattia Binotto, i cili ditë më parë e zëvendësoi Maurizio Arrivabenen si kryesori i ekipit.
Ndryshe, kampion aktual në fuqi është Lewis Hamilton me Mercedesin, ku kjo e fundit gjithashtu është kampion në konkurrencën e konstruktorëve.
Julian Alvarez bëhet golashënuesi i pestë argjentinas më i m...
Gruaja e Agim Ramadanit përshëndetet me Haxhiun gjatë homazh...
Beteja e Koshares, Haxhiu: Ndër betejat më të lavdishme të h...
Krerët politikë bëjnë homazhe në Koshare
Seanca e OKB-së për Kosovën, Konjufca përfaqëson vendin në N...
Abdixhiku: Në Koshare, historia nuk është shkruar, është çar...