Sipas njeriut që e solli atë te Arsenali, Arsene Wenger mori vendim të duhur për largim tani.
Wenger bëri një njoftim befasues javën e kaluar duke konfirmuar se do të largohet nga klubi londinez me përfundimin e sezonit pavarësisht se kishte edhe një vit të mbetur në kontratën aktuale, transmeton portali arbresh.info.
Peter Hill Wood bindi Wengerin t’i bashkohej Arsenalit nga Nagoya Grampus Eight në vitin 1996 dhe ish nënkryetari i Arsenalit, i cili drejtoi klubin për 31 vite, është i bindur që Wenger mori vendimin në kohën e duhur.
“Unë mendoj që ai ka marr 100 për qind vendimin e duhur”, ka thënë Hill Wood për ‘Daily Star’. “Ai na ka ofruar ne një udhëheqje shumë të mirë, ai ka qenë shumë u suksesshëm dhe unë mendoj që kjo ishte koha e duhur që të largohet. Unë mendoj se ai e ka gjetur një mënyrë shumë të ndjeshme për ta bërë at”
“Ishte gjëja duhur në kohën e duhur. Ai po largohet si hero”
Wenger drejtoi Arsenalin në fitoren 4 me 1 kundër West Ham United që ishte ndeshja e parë që nga njoftimi për largim./arbresh.info/
Dy të plagosur me armë zjarri në Veternik, dërgohen në QKUK
Kurti: Projektligji për Çmimet Tavan nuk synon të pengojë zh...
77 vjet nga themelimi i NATO-s
Dogana kap cigare elektrike të padeklaruara në Merdare, me v...
Rruga Pejë-Kullë-Rozhajë e pakalueshme për kamionë, shkak re...
Rrëzohet një aeroplan privat në Brazil, katër të vdekur