Federata Skitare e Kosovës është bërë anëtare me të drejta të plota e Federatës Ndërkombëtare të Skitarisë (FIS).
Vendimi është marrë sot në Kongresin e 51-të të FIS-it, që po mbahet në Costa Navarino të Greqisë.
Presidenti i FSK-së, Milaim Kelmendi, njëherit nënpresident i katërt i Komitetit Olimpik të Kosovës, ka thënë për “noc-kosovo.org”, se vendimi për pranimin e FIS-it, është marrë unanimisht.
Deri më tani, FSK ishte e pranuar në FIS vetëm si anëtar i deleguar në Kongresine mbajtur në Meksikë, vend ky që nuk e njeh Kosovën. Ndërkohë, për koincidencë, vendimi historik për FSK-në, u mor po ashtu në një shtet (Greqi) që nuk e njeh vendin tonë.
Të pranishëm në Kongres, përveç kryetarit Kelmendi, ishin edhe sekretari i federatës, Selim Maloku, dhe Muhamet Dreshaj, anëtar i Bordit të FSK-së.
Komiteti Olimpik i Kosovës përgëzon Federatën Skitare të Kosovës për pranimin e plotë në FIS.
Numërohen 45% e votave për deputetë, Kurti e kalon 105 mijës...
Vashat e Kosovës fitojnë bindshëm ndaj Gjibraltarit, siguroj...
FBI dhe autoritetet kanadeze asistojnë Policinë e Kosovës në...
“Na bëni të qeshim më shumë se Barcelona” – Atletico i...
Trump: SHBA duhet të përgjigjet pas rrëzimit të helikopterit...
Kosovari dënohet me burgim të përjetshëm në Gjermani, akuzoh...