Vëllaznimi ka mposhtur Istogun me rezultat 90-57 në kuadër të xhiros së 20-të në Superligën e Kosovës në Basketboll.
Gjakovarët në pjesën e parë shkuan me epërsi 30-24, shkruan Arbresh.info
Teksa epërsinë e thelluan edhe më shumë gjatë dy çerekëve të fundit kur në fund triumfuan me rezultat 90-57.
Më i dalluari tek Vëllaznimi ishte Jones me 24 pikë, teksa lojë të mirë bëri edhe Dallas që luajti me double-double prej 10 pikësh e 10 kërcimesh.
Teksa për Istogun lojtari më i mirë ishte Arian Azemi me 18 pikë.
Kuqezinjtë regjistrojnë fitoren 9 në elitë krahas 11 humbjeve, kurse për Istogun kjo ishte humbja e 19, ndërsa kanë vetëm një fitore./Arbresh.info/
Manchester City fiton në fushën e Nottingham Forest
Anulohen mijëra fluturime në SHBA si pasojë e stuhisë
KFOR njofton për disa punime që po bëhen në kampin e Bondste...
Hekuran Gashi falënderon mbështetësit dhe fton qytetarët të ...
AAK përmbyll fushatën, Haradinaj premton dyfishim të pagave ...
“Kjo nuk është një get ready with me”: Kurti udhëzon qytetar...