Sigal Prishtina dhe Vëllaznimi kanë luajtur mbrëmë ndeshjen e xhiros së 18-të në elitën e basketbollit kosovar.
Prishtina arriti të mposht kuqezinjtë me rezultat të ngushtë 97-93, shkruan Arbresh.info.
Mirëpo skenaret e pahijshëm në basketbollin kosovar nga tifozët po vazhdojnë anipse Federata ka ashpërsuar masat.
Gjatë çerekut të dytë të ndeshjes, ndeshja është ndërprerë për arsye se tifogrupi i Prishtinës “Plisat”, kanë filluar të fyenin dhe filluan të gjuanin në drejtim të publikut ku pas kësaj ngjarje kishin pësuar disa tifozë gjakovar dhe njëkohësisht edhe publiku vendas që qëndronin në tribunë.
Pas kësaj palestra u zbrazë dhe pas afro 30 minutave ndeshja rifilloi.
Ndërsa sot skuadra nga Gjakova ka dalë me një reagim zyrtar në Facebook duke shprehur shqetësime lidhur me këtë ngjarje.
“Disa qytetarë, kryesisht familjarë nga Gjakova janë sulmuar nga tifogrupi “Plisat”. Por, nga sulmi pësuan edhe qytetarë të Prishtinës që ishin të revoltuar se duhet të lironin sallën”, kanë shkruar gjakovarët në rrjetin social Facebook.
Teksa ky është reagimi i plotë i Vëllaznimit:
Ngadhnjim Arrni, emërohet kryetar i Gjykatës Themelore në Pr...
Vesa Vllasaliu publikon videon e parë të Mirlind Dakut me va...
Murati: Mbështetje për fëmijë dhe sektorin privat që në fill...
Humb jetën në QKUK këmbësori i aksidentuar në Fushë-Kosovë
Armand Duka: Jemi më të mirë se Kosova
Aktakuzë ndaj zyrtarit të Doganës në Vërmicë për keqpërdorim...