Vedat Muriqi është duke kaluar nëpër një formë të mrekullueshme.
Sulmuesi nga Kosova gjatë afatit kalimtar të verës bëri hapin e madh në karrierë duke iu bashkuar gjigantit turk Fenerbahce nga Rizespor për 3,5 milionë euro.
Në shtatë takimet e para në Superligën e Turqisë, Muriqi ka shënuar tre gola dhe ka asistuar në një tjetër.
Prizrenasi ka pasur paraqitje shumë të mira edhe me Përfaqësuesen e Kosovës dhe kjo ka bërë që vlera e tij të rritet.
Mediumi i specializuar për transferimet e lojtarëve dhe vlerat e tyre, ‘Transfermarkt’, ia ka rritur për 220% çmimin Muriqit.
Nga 2,5 milionë euro sa vlerësohej prizrenasi, tani në ‘Transfermarkt’ vlera e tij është tetë milionë euro.
Reprezentuesi i Kosovës është futbollisti që iu ka rritur më së shumti vlera deri më tani në elitën e futbollit turk.
Ai tani ndodhet më lart se sulmuesi i Galatasarayt, Radamel Falcao që ka pasur rënie në vlerën e tij.
25-vjeçari tani është njëri nga gjashtë futbollistët më të vlefshëm në kampionatin turk.
E falë formës së mirë, shumë skuadra të mëdha evropiane përfshirë Manchester United, Tottenham Hotspur, Atletico Madrid, Fiorentina, Lazio e Napoli po interesohen për Muriqin.
Mirëpo vështirë që Fenerbahce do ta lejoj largimin e tij pa u paguar shuma prej 40 milionë eurove.
Duam drejtësi, duam drejtësi! Nuk ka shtet pa rini/ Studentë...
Ulutash pret gjeneralin grek, diskutojnë për sigurinë në Kos...
Protesta e studentëve shqiptarë në RMV, Haradinaj: E drejta ...
Sermaxhaj publikon listën e futbollisteve të ftuara për dy n...
Haxhiu: Don Kelmendi la trashëgimi vlerash për t’u përcjellë
Vincius: Dua të qëndroj shumë vite te Real Madridi