Lëndimi që kishte pësuar Vedat Muriqi pak javë më parë me Fenerbahcen, u flit se do ta mbante jashtë fushave disa javë.
Për këtë lëndim ai mungoi në ndeshje të Kosovës ndaj Republikës Çeke dhe Anglisë.
Shumëkush ka pritur që ai të mos kthehet këtë vit, por sulmuesi prizrenas ka djegur çdo etapë dhe është rikthyer këtë të enjte në stërvitje me ekipin e tij.
Gjasat janë që Muriqi të rikuperohet me kohë dhe të jetë gati për të luajtur për ndeshjen e kësaj të shtune që Fenerbahce do të luajë ndaj Goztepe.
Në kampionatin turk me fanellën e Fenerit, sulmuesi 25-vjeçar ka shënuar 7 gola.
Shpërthim i fuqishëm në Lezhë, disa biznese dhe vetura të dë...
“Sulmues modern, krijon lehtë avantazhin”, Barcelona e sheh ...
Mitrovica synon transformimin e Liqenit Akumulues në atraksi...
Zelensky viziton Sirinë: Ukraina ofron ekspertizë ushtarake
Raportohet se 15 anije kaluan nëpër Ngushticën e Hormuzit në...
Kupa e Anamoravës 2026