Legjenda e Liverpoolit dhe ish kapiteni i “Redsave”, Tommy Smith ka vdekur në moshën 74-vjeçari.
Mbrojtësi fitoi statusin e ikonës në Anfield si një kapiten gjatë një periudhe shumë të suksesshme te Liverpooli në vitet e 60’ta dhe 70’ta, transmeton portali arbresh.info.
Smith ka fituar katër tituj në Divizionin e Parë, dy Kupa FA, një Kupë Evropiane, dy Kupa të UEFA-së dhe një Superkupës të UEFA-së me klubin e tij të fëmijërisë.
I njohur si “Anfield Iron”, Smith ndërroi jetë pas një beteje me sëmundjen dementia.
Vajza e Smithit, Jannette Simpsoni ka thënë për Liverpool Echo:
“Babi vdiq në mënyrë paqësore në gjumë pas orës 16:30 pasditen e sotme në shtëpinë te Green Heyes Nursing në Park Road, Waterloo, Crosby”
“Isha rrugës për të parë atë kur ndërroi jetë disa minuta para se të arrija”
Smith ka luajtur te Liverpooli për 18 vite duke bërë 638 paraqitje për klubin./arbresh.info/
Mbrohen në heshtje të akuzuarit për rastin e shpërthimit në ...
Katari mbulon shpenzimet e hotelit për turistët e bllokuar, ...
Zhvillimet nga lufta me Iranin rrisin çmimet e derivateve në...
Shqipëria paralajmëron qytetarët t’i shmangin udhëtimet drej...
Zemaj: LDK ka shumë emra meritorë për president, për Vjosa O...
Izraeli sulmon televizionin shtetëror në Teheran