Hendbollisti kroat, Denit Tot, ka vdekur të premten në spitalin e Shkupit pasi mediumet kroate raportuan se ai nuk mundi t’iu përballonte plagëve të marra pas rrahjes brutale në një lokal në kryeqytetin maqedonas.
“Ike shumë shpejt, i dashur, prehu në paqe”, ka shkruar vëllai i tij i vogël, Boris në rrjetet sociale.
Sipas spitalit të Shkupit, vdekja e tij ndodhi në rrethana të paqarta, pasi fillimisht supozohej se ai vdiq si pasojë e arrestit kardial, kurse gjatë ditës u raportua për një sulm fizik ndaj tij, prej të cilit kishte pasur lëndime të rënda.
Tot ishte lojtar i skuadrës maqedonase në hendboll, RK Butelit./Arbresh.info
Vdes punëtori 44 vjeçar, dyshohet se kishte rënë nga kati i ...
Në mungesë kuorumi, nuk votohet rezoluta për çmimet e naftës
Kurti priti në takim presidentin e fondacionit Renovabis
Rritja e çmimeve, Kusari Lila: “S’po fshihemi pas përgjegjës...
MPB sqaron përdorimin e xhamave të errët në automjete
Kurti: Edhe pse s’e kam hequr akcizën e TVSh-në, veç çka jam...