88 për qind e anëtarëve të grupit “Arsenal Supporters Trust” kanë thënë se nuk e përkrahin trajnerin Arsene Wenger që të mbesë në krye të Arsenalit përtej sezonit aktual.
Anëtarët e AST-së patën takimin vjetor të hënën në Londër, pas humbjes 2 me 1 nga Brightoni të dielën.
Para takimit, çdo anëtar u pyet nëse e përkrah Wengerin për trajner përtej sezonit 2017/18. 88 për qind e tyre janë shprehur kundër, pesë për qind ishin të pavendosur, ndërsa shtatë për qind të tjerë thanë se besojnë që Wenger duhet të largohet kur e sheh vet të arsyeshme.
AST ka 1000 anëtarë me 450 prej tyre që morën pjesë në sondazh. “Nuk mund të vazhdojmë kështu. Ndoshta jemi në një kohë kur ndryshimi po vjen dhe sigurisht bordi dhe pronari duhet ta kuptojë këtë”, ka thënë Nigel Phillipps nga AST për SkySports. Përfaqësuesit e këtij grupi do të mbajnë një takim me drejtorin ekzekutiv, Ivan Gazidis, këtë javë ku pritet t’i shpalosin të dhënat e sondazhit.
Abdixhiku i kundërpërgjigjet Bajramit: Më shumë se dorëheqje...
IHR: Forcat iraniane të sigurisë vrasin të paktën 3,428 prot...
Inteligjenca artificiale – Strategjitë e ardhshme për luftën...
SHBA-ja pezullon shqyrtimin e vizave të migrimit nga 75 vend...
Banorët e Grenlandës në ankth para samitit SHBA–Danimarkë
SHBA pezullon shqyrtimin e vizave të imigrantëve për 75 vend...