Virgil van Dijk ka folur për herë të parë që prej se e pësoi një lëndim, që me gjasë i ka humbur tërë sezonin, në derbin e Merseyside të shtunën, duke u zotuar se do të rikthehet më i shëndoshë, më i fortë dhe më i mirë së kurrë më parë.
Qendërmbrojtësi holandez u desh të largohej nga fusha me ndihmën e të tjerëve në barazimin e Liverpoolit 2:2 kundër Evertonit, pas ndërhyrjes së tmerrshme që portieri Jordan Pickford e bëri ndaj tij, transmeton Gazeta Express.
Testet mjekësore dy ditë më vonë kanë konfirmuar se Van Dijk e ka pësuar një lëndim të brendshëm në ligamentin e gjurit, që nënkupton se atij do t’i duhet kohë e gjatë për t’u shëruar.
Lëndimi i holandezit është goditje e rëndë për shpresat e Liverpoolit për ta mbrojtur titullin e parë në Premierligë, pasi Jurgen Klopp do ta ketë të pamundur ta mbulojë boshllëkun e lënë nga një mbrojtës me aftësitë e tij.
Van Dijk i ka zgjedhur rrjetet sociale për t’i falënderuar përkrahësit për fjalët ngushëlluese dhe është zotuar se do t’ua shpaguajë atyre besimin duke u rikthyer edhe më i fortë së më parë.
“Tani jam plotësisht i përqendruar në riaftësimin tim dhe do të bëjë gjithçka që mundem për t’u kthyer në fushë sa më shpejt. Pavarësisht zhgënjimit të qartë, unë jam besimtar i palëkundur se në vështirësi ka mundësi dhe me ndihmën e Zotit, unë do të kthehem më i mirë, më i shëndoshë dhe më i fortë se kurrë më parë”, shkroi 29-vjeçari.
“Dua t’i falënderoj të gjithë për mesazhet mbështetëse. Kanë vlerë të madhe për mua dhe familjen time dhe do të bëjë gjithçka që mundem për t’i përkrahur bashkëlojtarët e mi në çdo mënyrë që mundem në javët e vështira që na presin, ndërkohë që do ta rimarr veten dita ditës. Do të rikthehem”, shtoi ai.
https://twitter.com/VirgilvDijk/status/1317933554135912449?ref_src=twsrc%5Etfw%7Ctwcamp%5Etweetembed%7Ctwterm%5E1317933554135912449%7Ctwgr%5Eshare_3%2Ccontainerclick_0&ref_url=https%3A%2F%2Fwww.gazetaexpress.com%2Fvan-dijk-u-drejtohet-tifozeve-te-liverpoolit-me-leter-emocionuese-pas-lendimit-te-rende%2F
Orav përshëndet konsolidimin e qeverisjes lokale në 20 komun...
Qeveria britanike ofron deri në 3000 paund për emigrantët sh...
Gjermania hedh poshtë pretendimet e SHBA për Evropën: Ne nuk...
BE mirëpret betimin e kryetarëve në komunat e veriut
Osmani uron Tajlandën për Ditën Kombëtare: Mezi pres të forc...
Milaim Zeka paraqitet në SPAK