Virgil van Dijk ka dhënë disa komente lidhur me formën aktuale të Liveprool.
‘Reds’ numërojnë vetëm një barazim në këtë sezon, me të gjitha tjerat ndeshje të fituara, në kuadër të Premierligës.
Shumë zëra thonë se lojtarët e Jurgen Klopp mund ta mbyllin sezonin pa humbje, për të thyer rekordin e Arsenal, por Van Dijk thotë se skuadra nuk ndihet e pamposhtur.
“Kurrë nuk ndihesh i pamposhtur – nuk është ndjenjë që ne e kemi” ka thënë Van Dijk, transmeton lajmi.net.
“Çdo gjë mund të ndodh. Kishte momente kundër Wolves kur gjërat mund të shkonin ndryshe. Ata mund të shënonin golin e dytë. Ne gjithmonë ndihemi sikur duhet të punojmë fortë” ka shtuar holandezi.
Van Dijk është lideri i mbrojtjes së Liverpool dhe njeriu që i dha zemër kësaj skuadreq që tashmë shënon ecurinë më të mirë në futbollin evropian, aktualisht.
Haradinaj mbështet veprimet e SHBA ndaj Iran: Liria për popu...
Izraeli pretendon se ka eliminuar shefin e Gardës Revolucion...
Irani sulmon me raketa edhe në Siri, katër të vrarë
Arlind Ajeti shënon sërish në Turqi
PDK mbledh kryesinë për të diskutuar për presidentin
Vuçiq e krahason situatën në Iran me ndërhyrjen e NATO-s në ...