Mbrojtësi i Liverpoolit, Virgil van Dijk është emëruar lojtari i vitit nga shoqata e mbështetësve të futbollit.
Holandezi kishte 340 mijë vota më shumë se sulmuesi i Manchester City, Raheem Sterling që u renditët në vendin e dytë, transmeton portali arbresh.info.
Lojtarët e tjerë të nominuar ishin bashkëlojtari i tij, Sadio Mane, ylli i Tottenham Son Heung-min, sulmuesi i Leicester, Jamie Vardy dhe sulmuesi i Arsenalit, Pierre-Emerick Aubameyang.

Van Dijk është lojtari i katër për “Reds” që e fiton këtë çmim pasi para tij e kanë fituar Mohamed Salah, Philippe Coutinho dhe Luis Suarez.
Lojtari i dytë më i mirë në botë ka thënë se ky trofe vlen shumë për të.
“Jam shumë i lumtur që kam fituar këtë trofe. Kjo është domethënëse për mua”./arbresh.info.
Trump urdhëron zgjatjen e bllokadës detare ndaj Iranit
Rritet çmimi i naftës në Kosovë, arrin 1.68 euro për litër
Trump për Merz: Ai nuk e di çfarë po flet për Iranin
Ndodh puthja e parë në Ferma VIP 3 mes Vanesës dhe Indrit
Dragone në Kosovë: NATO rikonfirmon përkushtimin për siguri ...
Kështu duket skena e Eurovisionit këtë vit