Trajneri i Barcelonës, Ernesto Valverde ka konfirmuar kalimin e mesfushorit Denis Suarez te Arsenali në formë huazimi duke i uruar gjithashtu lojtarit fat të mirë në Premierë Ligë.
“Topçinjtë” janë përpjekur për transferimin e Suarezit në Emirates që një muaj, por ata u përballen me një pengesë pasi Barcelona nuk dëshironte t’i vendoste në marrëveshje opsionin për blerje të detyrueshme në fund të sezonit, transmeton portali arbresh.info.
Sidoqoftë, tani trajneri i Barcelonës ka konfirmuar se marrëveshja është në prag të prezantimit. Duke folur në një konferencë para ndeshjes kundër Sevillas, Valverde tha:
“Denis Suarez është në prag që t’i bashkohet Arsenalit”
“Nuk ka mbetur shumë për të bërë këtë zyrtare, ne shpresojmë se do të shkojë mirë, ai gjithmonë ka vepruar me dedikim dhe ne jemi të lumtur për të.
25-vjeçari ka punuar në të kaluarën te Sevilla me trajneri aktual të “Topçinjve” – Unai Emery./arbresh.info/
Memli Krasniqi viziton Kadri Veselin: Pavarësisht zvarritjev...
Rama nesër prezanton Prishtinën në “Expo AI 2026” në Washing...
Përvjetori i lindjes së Skënderbeut: Ceremoni në Lezhë e Kru...
Xhensila Myrtezaj ndan pamje nga xhirimet e klipit të ri
Kina bën thirrje për armëpushim të menjëhershëm në Iran në p...
Falsifikuan dokumentet për të marrë një pronë 26 vjet më par...