Valon Dedia ndan rrugët me Trepça ‘89

18:53 | 21 Dhjetor 2022
K.B

Klubi Futbollistik Trepça ’89, ka njoftuar se ka shkëputur kontratën me futbollistin Valon Dedia.

Lajmi është bërë i ditur nga vetë ata, përmes faqes zyrtare të klubit.

Njoftimi i plotë:

FALEMINDERIT VALON DEDIA
Klubi Futbollistik Trepça’89 njofton për shkëputjen e kontratës me marrëveshje të dyanshme.  Dedia u rrit në ngjyrat gjelbërtebardhë ku si fëmijë i u bashkua klubit, ai u zhvillua në gjeneratat e reja të Klubit. Valonit i urojmë shumë fat dhe suksese në karrierë, gjithashtu e falënderojmë për angazhimin dhe disiplinën gjatë gjithë viteve si pjesë e Minatorëve. /arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale