Google ADS

Uruguai dhe Koreja e Jugut ndahen në paqe me njëra-tjetrën

16:25 | 24 Nëntor 2022

Uruguai ka barazuar në ndeshjen kundër Koresë Veriore, ndeshja e parë në Botërorin, Katari 2022. Të dy skuadrat nuk arritën të shënojnë për më shumë së 90 minuta lojë, ndeshje kjo që u luajt në kuadër të Grupi H të Botërorit ku janë edhe Portugalia dhe Gana

Uruguai dhe Koreja Jugore janë ndarë në paqe në ndeshjen e parë të Botërorit, Katari 2022.

Ndeshja ishte e barabartë për 90 minuta, me dy skuadrat që patën rastet e tyre për shënim por që nuk ia dolën që në fund të dalin nga ndeshja me 3 pikë.

Rasti i parë ishte ai i minutës së 34-të të pjesës së parë kur Ui-Jo Hwang (Kore e Jugut) arriti të krijojë hapësirë në zonë por nuk arriti që ta finalizojë pasimin e mirë duke humbur një shanse të mirë pasi që goditja e tij përfundoi mbi portë.

Rasti më i mirë në pjesën e parë ishte në minutën e 43-të kur Diego Godin i Uruguait goditi shtyllën pas një goditje me kokë por që topit nuk përfundoi në rrjetë.

Pjesa e dytë ishte e kontrolluar nga Uruguai por raste serioze nuk pati deri në minutën e 81-të lir Darwin Nunez i Uruguait mori një top të mirë në zonë dhe goditi fuqishëm por topi përfundoi shumë afër shtyllës së djathtë të portës së Koresë.

Rasti tjetër për Uruguain ishte ai në minutën e 90-të kur Valverde bëri një goditje të fuqishme por goditja e tij goditi vetëm shtyllën e portierit të Koresë.

Një minutë më vonë Min-son e gjeti mirë vetën pas një gabimi të mbrojtjes së Uruguait por topi i tij përfundoi jashtë duke kaluar shumë afër shtyllës së djathtë të portës së Rochet.

Pas këtij rasti nuk pati më raste të mira për shënim dhe ndeshja përfundoi e barabartë me dy skuadrat që kanë nga një pikë tani në Grupin H.

Shpërndaje në rrjete sociale