Manchester United do të takohet me Liverpoolin në derbin që zhvillohet në kuadër të javës së 34-të në Ligën Premier.
Kjo ndeshje që fillon në ora 17:30, do të luhet në stadiumin ‘Old Trafford’, derisa do të jetë një përballje për të mos e humbur.
Për këtë takim, Ole Gunnar Solskjaer nuk do të mund të llogarisë vetëm në Anthony Martial, që është i lënduar.

Në anën tjetër, Jurgen Klopp do të jetë pa lojtarët si, Joe Gomez, Jordan Henderson, Joel Matip, Kelleher, Divock Origi dhe Virgil van Dijk.
Formacioni bazë i Manchester United: Henderson, Wan-Bissaka, Lindelöf, Maguire(c), Shaw, McTominay, Fred, Greenwood, Bruno Fernandes, Pogba, Rashford
Formacioni bazë i Liverpoolit: Alisson, Alexander-Arnold, Phillips, Kabak, Robertson, Thiago, Fabinho, Milner(c), Salah, Roberto Firmino, Mané. /Telegrafi/
“Përshëndetje Z. President!” – momenti kur zëvendëspresident...
Shoqata e Naftëtarëve: Vetëm një marrëveshje afatgjatë sjell...
Kompany: Nuk ka përfunduar asgjë ende dhe duhet të qëndrojmë...
Deputeti i VV-së i kundërpërgjigjet Vjosa Osmanit për deklar...
Arrestohen tre persona të dyshuar për vjedhje në Prizren
Rama ndan pamje nga punimet në mbikalimin që lidh Qendrën me...