Fitorja e thellë 1-6 e Bayern Munich ndaj Atalantas në ndeshjen e parë të 1/8-ës së finales së UEFA Champions League mund të sjellë pasoja të papritura për kampionët gjermanë.
Sipas mediave gjermane, UEFA po shqyrton mundësinë për të analizuar kartonët e verdhë të marrë nga Michael Olise dhe Joshua Kimmich.
Të dy u ndëshkuan për vonesë në lojë kur rezultati ishte tashmë 0-6. Ky karton i pezullon ata për ndeshjen e kthimit ndaj italianëve, por teorikisht do t’i “pastronte” nga kartonët për çerekfinalet e mundshme.
Kjo situatë ka ngritur dyshime se kartonët mund të jenë marrë qëllimisht për të shmangur rrezikun e pezullimit në një përballje të mundshme çerekfinale ndaj Real Madrid.
Kjo ka ndodhur edhe më parë Champions. Në vitin 2019, UEFA e dënoi me dy ndeshje mungesë ish-kapitenin e madrilenëve, Sergio Ramos, pasi pranoi publikisht se kishte kërkuar një karton të verdhë në përballjen ndaj Ajax për të hyrë i “pastër” në çerekfinale.
Ish-arbitri gjerman Manuel Gräfe paralajmëroi se lojtarët e Bayernit mund të përballen me një dënim më të rëndë.
“Kimmich dhe Olise mund të përballen me një pezullim më të gjatë se një ndeshje. Të dy morën karton për humbje të qartë kohe kur rezultati ishte 0-6 dhe kjo i pezullon tani, por i liron për fazat më të vështira më pas”, shkroi ai në rrjetin social X.
Gräfe kujtoi edhe rastin e Ramosit, duke theksuar se një ndëshkim i ngjashëm nuk do të ishte surprizë nëse UEFA vendos të hapë hetim.
Nga ana tjetër, Joshua Kimmich mohoi se kartoni ishte i qëllimshëm. Mesfushori gjerman deklaroi se thjesht u vonua në ekzekutimin e një goditjeje dënimi sepse nuk donte ta niste aksionin nën presionin e kundërshtarit.
“U vonova pak, kjo është e vërtetë, por nuk ishte e qëllimshme”, u shpreh ai.
Tani mbetet të shihet nëse UEFA do të hapë apo jo një procedurë disiplinore për këtë rast, që mund të ndikojë në fazat e ardhshme të Champions League./Arbresh.info
Hoti dhe Azemi diskutojnë për punëtorët e sektorit privat
KQZ miraton planin e punës, pezullohet nëse ka zgjedhje të j...
AGK-ja e dënon gjuhën e papranueshme dhe të rrezikshme të Lu...
Suedia ia vazhdon kontratën Potterit deri në vitin 2030
FIFA ende nuk pa asnjë reagim pas deklaratave të ministrit t...
Aksion në Prishtinë për largimin reklamave pa leje nga hapës...