UEFA Champions League vjen me postim për Ronaldon: Nuk entuziazmohet nga topi i Europa League!

15:58 | 6 Shtator 2022
KRG

Faqja e UEFA Champions League ka postuar një fotografi të Ronaldos, atje ku nuk shihet shumë i lumtur në stërvitje para ndeshjes së Europa League.

Ronaldo për herë të parë që nga viti 2002, nuk do të jetë pjesë e UEFA Champions League dhe kjo gjë duket se e ka prishur shumë disponimin e tij, shkruan GazetaBlic Sport.

“Cristiano Ronaldo është e qartë se nuk është shumë i entuziazmuar për topin e UEFA Europa League”, shkruhet në postimin e tyre.

Kujtojmë që Ronaldo nuk është as në formacionin titullar te skuadrës së Ten Hag, duke u inkuadruar edhe në ndeshjet e Premier League si zëvendësues.

Shpërndaje në rrjete sociale