Lionel Messi dhe Robert Lewandowski ndanë një moment së bashku gjatë mbrëmjes së kaluar.
Shtatë herë fituesi i Topit të Artë, Leo Messi me Argjentinën e tij mposhtën kombëtaren e Polonisë me rezultatin 0:2.
Pas ndeshjes, Messi dhe Lewandowski patën një bisedë të përbashkët. Gazetarët pyetën Messin se cila ishte biseda e tyre, por morën një përgjigje të papritur.
“Më mësuan se çfarëdo që ndodh në fushë, qëndron në fushë. Dhe e njëjta në dhomat e zhveshjes”, ka thënë Messi, i pyetur për bisedën me Lewy.
“Asgjë nga ato që biseduam privatisht nuk del jashtë prej meje”, ka shtuar argjentinasi.
Pati disa spekulime që Messi e injoroi Lewandowskin gjatë ndeshjes, por biseda e tyre në fund hodhi poshtë gjithçka.
Klubi anglez heq dorë nga Isco, spanjolli vazhdon të jetë lo...
“Je e vetmja dashuri”, Getinjo dhe Ana Kabashi publikojnë du...
Rriten rastet e intervenimeve kirurgjike në zemër, rreth 500...
Java e 21-të nis sot me dy ndeshje në Superligë, vëmendja në...
Zelensky kërkon që bisedimet për anëtarësimin e Ukrainës në ...
Moti sot në Maqedoni të Veriut