U ndërpre përballja mes Valencias dhe Cadizit: Juan Cala me fyerje raciste ndaj Mouctar Diakhabyt

21:19 | 4 Prill 2021

Ndeshja mes Cadizit dhe Valencias u ndërpre në pjesën e parë, pas një përleshje në mes të Juan Cala dhe Mouctar Diakhaby.

Diakhaby u përplas me lojtarin e Cadizit pasi dyshohet se dëgjoi një fyerje raciste, megjithëse nuk është ende e qartë saktësisht se çfarë komentesh ishin shkëmbyer.

Pas një diskutimi të gjatë midis lojtarëve dhe gjyqtarit dhe pasi Diakhaby madje iu dha një karton i verdhë, lojtarët e Valencias vendosën të largoheshin nga fusha si përgjigje.

Disa minuta më vonë, megjithatë, lojtarët u kthyen dhe pas pesë minutash ngrohje, ndeshja u rifillua nga minuta e 29-të, me Cadiz duke marrë një rivënie dhe duke kaluar topin në mbrojtjen e Valencias.

Diakhaby nuk doli për rifillim, me Hugo Guillamon që hyri në vend të tij. Cala – kishte shënuar golin e epërsisë për Cadizin për rezultatin 1-0, gjersa Kevin Gameiro realizoi për 1-1.

Vendasit e rikthyen epërsinë në minutën e 88-të, me anë të Marcos Mauro, duke bërë që takimi i tensionuar të përfundonte 2-1.

Valencia bëri dy postime në Twitter, duke thënë se lojtari i tyre mori një fyerje raciste dhe se ai i kishte shtyrë shokët e tij të skuadrës që të dilnin dhe të luanin. /Telegrafi/

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara