Është pritur me shumë entuziazëm një meç mes Tyson Furyt dhe Anthony Joshua, mirëpo Gypsy King bënë të ditur se ky meç nuk do të ndodh.
Fury u shfaq përmes rrjeteve sociale me një video ku bëri të ditur se ndeshja mes tyre nuk do të zhvillohet.
Vitin e kaluar, është pritur që një meç mes dy gjigantëve të ndodhte, mirëpo kjo ndeshje varej nga meçi mes Joshua- dhe Usyk, nëse do të arrinte ta mposhte AJ ukrainasin, ndeshja mes Gypsy Kingut do të bëhej realitet, mirëpo një gjë e tillë nuk ndodhi, pasiqë Joshua pësoi humbje ndaj Olekandr Usykut.
Fury kohët e fundit i dha ish-kampionit të botës, Joshuas, një afat të hënën në mbrëmje për të rënë dakord me kushtet e ndeshjes së tyre, me atë dhe menaxherin Frank Warren që i kishin dërguar ato.
Ndërsa britanezi është vonuar në përgjigje, andaj Fury ka reaguar dhe duke e bërë të ditur se tashmë dueli Joshua-Fury nuk do të ndodh, shkruan arbresh.info.
“Epo djema, është zyrtare, Dita D ka ardhur dhe ka ikur”, deklaroi kampioni i peshave të rënda në WBC.
“Ka kaluar ora pesë, e hënë. Asnjë kontratë nuk është nënshkruar. Zyrtarisht ka përfunduar për Joshuan”.
“Harroje këtë. Idiot, frikacak, ndërtues i trupit. E dije gjithmonë, e dije gjithmonë se nuk kishe minerale për të luftuar Gypsy Kingun”.
“Pavarësisht se çfarë qepura thua tani, nuk më intereson vërtet. Paç fat në karrierën dhe jetën tuaj” ka thënë Fury. / arbresh.info
Horoskopi, çfarë parashikojnë yjet për ju
Parashikimi i motit për sot
Leonora shpërthen ndaj Dolces: Më shumë zë ti meshkuj aty se...
Gjendet 17-vjeçari i raportuar i humbur në Gjilan, është gje...
Alba kërkon të largohet nga Big Brother
Rama paralajmëron mbylljen e RTSH-së: Çdo opsion është në tr...