Tyson Fury thotë se do të lejojë që negociatat për një meç me Anthony Joshua të vazhdojnë këtë javë.
Fury fillimisht ishte tërhequr nga meçi pasi kishte kaluar afati dhe Joshua nuk e ka nënshkruar kontratën, përcjell GazetaBlic Sport.
Më poshtë keni mesazhin që Tyson Fury ia ka dërguar Joshuas me anë të një postimi në Twitter:
“Keni 14 ditë, bëjeni këtë meç të ndodhë për publikun britanik të boksit. Mos u bëni frikacak, udhëzoni ekipin tuaj që ta realizojë këtë marrëveshje. Sapo më kanë thënë se BT, Dazn, ESPN të gjithë transmetuesit janë të gjithë të kënaqur me kushtet dhe janë të gatshëm të mbështesin këtë meç. Ne kemi rënë dakord ta bëjmë si bashkëpromovim, gjithçka në tavolinë, pastër, të drejtë dhe transparente. Pra, varet nga ju, ose unë e fitoj bastin tim dhe ju i tregoni publikut sa frikacak jeni ose merrni avokatët tuaj dhe ekipin tuaj në telefon sot poashtu personat e mi, të cilët janë të gjithë në dispozicion siç kanë qenë gjatë gjithë kohës dhe marrin kontratën e nënshkruar. Ju e keni këtë kontratë për 2 javë tani, ekipi im ka bërë gjithçka me transmetuesit, biletat, vendi i ngjarjes gjithçka është gati”, ka shkruar Fury.
Brukseli i bën sërish thirrje Serbisë të hetojë pretendimet ...
Khamenei i drejtohet Trumpit: Je kriminel, përgjegjës për vd...
Profesionistët shëndetësorë të Kosovës drejt emigrimit: Paga...
Gjenerali amerikan: Mbështesim FSK-në drejt një force të mbr...
Taulant Xhaka: Kisha vdekur për fanellën kuqezi
Ushtarët e KFOR-it kryejnë ushtrime taktike luftarake në Kos...