Kombëtarja e Turqisë dhe ajo e Shqipërisë do të përballen me njëra tjetrën në ndeshje miqësore.
Dy shtetet kanë zhvilluar nëntë ndeshje ndërmjet vete ku bilanc më të mirë kanë turqit.
Kombëtarja turke ka shënuar katër fitore, ndërsa Shqipëria tri të tjera dhe dy sfida janë mbyllur barazim.
Ndeshja e sontme në Antalya do të jetë e 10-ta mes dy Kombëtareve mike.
Sa i përket bilancit të golave, Shqipëria qëndron më mirë pasi ka shënuar 11 gola ndërsa ka pësuar nëntë gola.
Përballjet direkte:
1970: Turqi – Shqipëri 2-1
1971: Shqipëri – Turqi 3-0
1982: Turqi – Shqipëri 1-0
1983: Shqipëri – Turqi 1-1
1985: Shqipëri – Turqi 0-0
1998: Turqi – Shqipëri 1-4
2001: Turqi – Shqipëri 0-2
2005: Turqi – Shqipëri 2-0
2005: Shqipëri – Turqi 0-1
Hamza: S’mund të ulet çmimi kur rritet kostoja e prodhimit, ...
ZRRE publikon raportet konsultative për të hyrat maksimale t...
Me 63 vota kalon shmangia e afatit për Projektligjin e produ...
Kryeministri Kurti mori pjesë në Konferencën e Londrës për M...
Ligji për çmimet tavan, Murati: Nuk është kundër bizneseve, ...
Konflikti në Lindjen e Mesme/ Industria e aeroporteve parala...