Trajneri i PSG-së, Thomas Tuchel beson se mesfushori i Manchester United-it, Paul Pogba është ende ndër mesfushorët më të mirë në botë.
Pogba nuk ishte në formacionin e United-it në ndeshjen ndaj Newcastle, por ka shpresë që do ftohet për sfidën kundër PSG-së, transmeton portali arbresh.info.
Mbetet të shihet nëse Solskjaer do nis me Pogba-n, por Tuchel beson se fituesi i Kupës së Botës është ndër më të mirët në botë.

“Pogba është çelësi dhe një ndër mesfushorët më të mirë në botë. Fernandes gjithashtu është lojtar çelës për ta. Mund t’iu ndihmojë shumë”.
“Lidhen mirë me lojtarët e shpejtë dhe duhet të provojmë t’i ndalim kur janë në kundërsulm. Kanë mesfushë të mirë me Pogba dhe Fernandes”, deklaroi ai.
Ndeshja e ‘zjarrtë’ mes PSG-së dhe United-it zhvillohet nesër./arbresh.info.
Abdixhiku me ironi: Mirë keni punu, por nafta 2 euro
“Shumica e milionerëve janë bërë në kohën e LDK-së”, Vitia i...
Kusari-Lila thotë se me uljen e TVSH-së nuk përfitojnë qytet...
Papa Leo fton Izraelin dhe Iranin për rifillimin e dialogut
Tahiri: Ulja e TVSH-së nuk do të ndikonte në buxhetin e Koso...
Murati i përgjigjet Hamzës: Rritja ekonomike më 2025 erdhi n...