Tuchel konfirmon mungesat e sulmuese

15:42 | 21 Tetor 2021

‘Dopieta’ e Jorginhos e ndihmoi Chelsean të fitojë 4-0 ndaj Malmos në një fitore të pasuar nga dëmtimet e dy sulmuesve Romelu Lukaku dhe Timo Werner.

Thomas Tuchel pranoi se të dy sulmuesit do të jenë jashtë për një kohë pasi të dy u detyruan të largohen në pjesën e parë të një nate të shkëlqyeshme për ‘Blutë’, të cilët arritën fitoren e tyre më të madhe nën menaxhimin e tij për të rifilluar kampanjën e tyre në Ligën e Kampionëve.

“Ne kemi nevojë për më shumë ekzaminime për të qenë më të saktë, por ata do të jenë jashtë për disa ndeshje,” tha shefi i ‘Blues’, vetëm një ditë pasi u tha gazetarëve se Lukaku kishte vuajtur nga lodhja mendore dhe fizike.

Në momentin e largimit të Lukakut pas 23 minutash, Blutë ishin tashmë dy gola në avantazh, falë golit hapës të Andreas Christensen, golit të tij të parë me ngjyrat e Chelsea, si dhe goditjes nga penalltia të Jorginhos.

Shqetësimet e dëmtimit të Chelseas u përkeqësuan kur Werner gjithashtu u detyrua të largohej nga fusha në fund të pjesës së dytë.

Pa një sulmues të njohur në skuadrën e tyre, partneriteti i improvizuar i Callum Hudson-Odoi dhe Kai Havertz u kombinua mirë për gjermanin për të shtuar golin e tretë të ‘Bluve’ në periudhën e dytë, përpara se Jorginho të mbyllte rezultatin me të dytin personal duke realizuar gjithashtu nga penalltia.

Chelsea në ndeshjen e ardhshme do të luajë ndaj skuadrës së Norwich në fundjavë, gjersa trë ditë më vonë do të luajë në rrethin e katërt të Kupës Carabao ndaj Southampton.

Lajmet më të lexuara