Ish-trajneri i Paris-Saint Germain, Thomas Tuchel, nuk është i lumtur me trajtimin e tij nga klubi parisien.
Sipas “AS”, gjermani është i zemëruar me mënyrën se si , Drejtori Sportiv i PSG-së, Leonardo e trajtoi atë dhe rrjedhjen e lajmit të shkarkimit të tij pavarësisht që ende nuk janë bërë zyrtare nga klubi parisien.
Pavarësisht nga njoftimi zyrtar nga PSG që konfirmohet lajmi se Thomas Tuchel është shkarkuar nga posti i tij. Aktualisht zyrtarët parisien po punojnë zëvendësimin e Tuchel, sipas raportimeve thuhet të jetë Maurizio Pochettino, transmeton lajmi.net.
Tuchel u largua nga takimi i shkurtër i së mërkurës me Drejtorin Sportiv, Leonardo dhe u pa i zemëruar dhe i irrituar duke ditur se koha e tij në stolin e “Parc des Princes” kishte marrë fund.
Shkarkimi Tuchel do t’i kushtojë klubit francez shtatë milionë euro, si pagesë të dëmshpërblimit për trajnerin i cili fitoi dy tituj të Ligue 1 së bashku me një Coupe de France me skuadrën nga kryeqyteti francez.
Gruda thotë se Limaj nuk ka bërë kërkesë për t’u bashkuar me...
Operacion i befasishëm në kufi – Policia e Kosovës kap ar të...
Rritet sërish çmimi i kurbanit në Kosovë
Kapet një kilogram marihuanë në një veturë në Llapushnik, po...
Ndërron jetë gazetari i sportit, Sami Ademi
Goditet rrjeti i trafikut të drogës