Thomas Tuchel do të largohet nga Bayern Munich në fundin e sezonit. Vendim që e bënë publik kampionët e Gjermanisë me anë të një komunikate zyrtare. 50-vjeçari u emëruar trajneri i Bayernit më 24 mars të vitit të kaluar.
Vjet fitoi titullin, më shumë për gafë të Dortmundit se për meritë të Bayernit, ndërkohë që ky sezon nuk po shkon aspak mirë. Pasi nisi me humbjen e Superkupës së Gjermanisë dhe eliminimin nga Kupa.
Titulli është afër Bayer Leverkusenit, ndërkohë që duhet përmbysur humbja 1-0 ndaj Lazios për t’u kualifikuar në çerekfinalet e Champions League.
Tuchel shpreson të rikthehet gjatë verës në Premier League, aty ku bëri mjaft mirë me Chelsean, ekip me të cilin fitoi Championsin.
Gjithsesi, për të mbërritur te spanjolli nuk do të jetë një mision i thjeshtë. Pasi prej kohësh Liverpooli e ka piketuar si pasardhësin e Jurgen Klopp./ss
Vjen reagimi i Trumpit pasi Irani hap përkohësisht Ngushticë...
Ndryshojnë rregullat për deklarimin e parave ‘cashR...
Kalon në parim projektligji për Byronë e Konfiskimit të Pasu...
Irani shpall të hapur Ngushticën e Hormuzit përkohësisht
Sveçla: MPB përmbyll tremujor të suksesshëm me progres në re...
Valdete Daka pensionohet pas një karriere mbi 30-vjeçare