Trajneri i PSG-së, Thomas Tuchel ka pranuar se do donte ta shtonte talentin e Rennes, Eduardo Camavinga në skuadër.
Camavinga të martën u bë lojtari më i ri që luan për Kombëtaren e Francës, duke debutuar në moshën 17-vjeçare, transmeton portali arbresh.info.
Pavarësisht që kishte raportime për kalimin të Real Madrid-i, Camavinga ka konfirmuar se nuk do largohet.
I interesuar për francezin është edhe PSG-ja dhe këtë e ka konfirmuar edhe vet trajneri.

“Do ta doja në skuadër. Por nuk mund të flas për lojtarët e tjerë, të cilët nuk janë në skuadrën time”.
“Është ndër lojtarët më të mirë në Ligue 1. Është lojtar i mirë, i fortë me të ardhme. Nuk mund të them jo për ta transferuar, por nuk funksionon ashtu”, deklaroi ai.
Rennes për Camavinga-n thuhet se kërkojnë më shumë se 50 milionë euro./arbresh.info.
Rritet çmimi i naftës në Kosovë, arrin 1.68 euro për litër
Trump për Merz: Ai nuk e di çfarë po flet për Iranin
Ndodh puthja e parë në Ferma VIP 3 mes Vanesës dhe Indrit
Dragone në Kosovë: NATO rikonfirmon përkushtimin për siguri ...
Kështu duket skena e Eurovisionit këtë vit
Kuvendi del me njoftim pas dështimit të seancave për preside...