Trepça ka arritur të nënshkruajë me një lojtar tjetër i cili është përfaqësues i Bahamas.
Bëhet fjalë për basketbollistin nga Bahama, Sammy Hunter, shkruan Arbresh.info.
Lajmin e ka bërë të ditur vetë skuadra mitrovicase përmes një postimi në rrjetin social Facebook.
Ai është 206 cm i gjatë lojtar i pozitës 4 (PF.
Për Hunter Trepça do të jetë përvoja e parë profesionale.
Hunter i bashkohet klubit nga University of Akron(Akron Zips) ekip me të cilin është paraqitur edhe në turneun final të NCAA Div I i njohur ndryshe edhe si March Madness 2024.
Në sezonin 2023/24 Hunter ka zhvilluar në total 34 ndeshje, 33 ndeshje si startues me mesatare prej 26 minuta, 8.74 pikë, 3.26 kërcime për ndeshje, me 36% saktësi në gjuajtjet për 3 pikë.
Përveç Akron, Hunter ka zhvilluar karriere edhe në Ole Miss./Arbresh.info/
Gjetja e vogëlushit, pamje nga operacioni i kërkim-shpëtimit
Reagon kryetari i Gjilanit, Alban Hyseni, pas gjetjes së vog...
Gjendet shëndosh e mirë 8-vjeçari nga Gjilani
Real Madridi ka telefonuar dy herë Jurgen Kloppin për t’ia o...
Kursku është në duart e Putin, Trump kërcënon Rusinë pas tak...
Nga 1 maji pa kontrolle në kufirin Kosovë-Shqipëri