Në barazim me Gjermaninë, për kombëtaren e Zvicrës ka përfunduar raundi i fundit i fazës së grupeve të Euro 2024.
Edhe pse Dan Ndoye shënoi në fillim të ndeshjes, Helvetikët nuk arritën t’i merrnin tri pikët në shtëpi. Niclas Fullkrug “grabiti” kundërshtarët me një gjuajtje të suksesshme në pjesën e dytë.
Por ‘vjedhja’ në fushë nuk ishte e vetmja për zviceranët, pasi sulmues të panjohur grabitën skautët e kombëtares. Kur ndodhi, ata ishin duke punuar në hotelin Maritim në Dusseldorf. Llaptopët dhe të dhënat e kombëtares u zhdukën pa lënë gjurmë.
Adrian Arnold, një nga përfaqësuesit e Federatës Zvicerane të Futbollit, tha: “Mund të konfirmoj se tre llaptopë të punonjësve tanë janë vjedhur nga hoteli dhe ne tashmë e kemi raportuar këtë në polici”.
Ai shtoi: “Për momentin nuk na duhen më këto të dhëna për analiza të sakta në turne. Nëse ishte sulm ndaj të dhënave të kombëtares zvicerane, ata sulmuan ekipin e gabuar”.
Kamerat e hotelit kapën të paktën një nga të dyshuarit e përfshirë në vjedhjen e pajisjeve të kombëtares. Policia e Dyseldorfit tani është në kërkim të autorëve. Ky akt i pacipë duhet të shërbejë si një paralajmërim për ekipet e tjera kombëtare për të mbrojtur më mirë gjërat e tyre. /Telegrafi/
Interi e vlerëson lojtar të rëndësishëm Asllanin
Theret me thikë një nxënëse në shkollën “8 Marsi” në Pejë, p...
Përkujtohet vepra e Arbën Xhaferit, Rama: Ktheu patriotizmin...
Debati për gjuhën shqipe në Maqedoninë e Veriut, Rama mesazh...
Scholzi pas takimit me Vuçiqin: Ka një marrëveshje Kosovë-Se...
Krasniqi: Tash gjithçka është ndryshe dhe më mirë në veri