Trajneri i Young Boys , Gerardo Seoane, ka thënë se ata janë “të lumtur për t’u përballur” me Cristiano Ronaldon, por e ndjen se skuadra e tij “mund të marrë të paktën një pikë” kundër Juventusit.
Young Boys do të përballet me Juventusit në Ligën e Kampionëve, ndërsa Gerardo Seoane ka thënë se ai beson në skuadrën e tij.
“Liga e Kampioneve ka ekipet më të mira”, tha Seoane në konferencën e tij për shtyp para ndeshjes.
“Një ditë e mirë për Young Boys dhe me një kundërshtar të vështirë, ne mund të marrim të paktën një pikë.
“Ne kemi bërë progres [që nga ndeshja e parë], kundër Valencia dhe Manchester United kemi luajtur më mirë dhe kemi sulmuar më shumë.
“Liga e Kampioneve është më e vështirë, lojtarët janë më të vështirë për tu ndalur. Ju shpesh nuk përballeni me lojtarët e kualitetit të [Paulo] Dybala dhe Cristiano Ronaldo, dhe lojtarët e Young Boys nuk kanë ërvojë në krahasim me ata të Juves.
“Mendoj se Juventusi do të përballet në këtë ndeshje në potencialin e tyre të plotë dhe nuk pres ndonjë dhuratë në këtë kuptim.
“Ronaldo? Përmbajtja e kampionëve të mëdhenj si ai është shumë e vështirë, ndonjëherë e pamundur.
“Por nëse tre njerëz markojnë Ronaldon, atëherë të tjerët mbesin të lirë për të shënuar gola, kështu që ne duhet të mbrohemi kolektivisht.
“Do të jetë e vështirë, por ne jemi të lumtur që do të përballemi me Ronaldon”, ka shtuar më tej trajneri i Young Boys.
Aksident mes dy kamionëve në Leposaviq, pa të lënduar
Dosja Epstein, Clintonët sot dhe nesër dëshmojnë para Kongre...
Arrestohet një person në Vërmicë për disa vjedhje të rënda
Zhduket një i mitur në Drenas
Tentim-grabitje me thikë në një market në Lipjan
Pranuan 400 euro ryshfet, arrestohen dy zyrtar të KEDS-it në...