Trajneri i PSG-së, Pochettino: Kemi vuajtur, por fitore shumë e rëndësishme

00:01 | 8 Prill 2021

Trajneri i PSG-së, Mauricio Pochettino, ka folur pas ndeshjes për Sky Sport, ku skuadra e tij fitoi nga Bayern Munich si mysafir me rezultat 3-2.

Argjentinasi u ndal i kënaqur me rezultatin, por e pranoi se skuadra e tij kishte pak fat.

“Ne vuajtëm, ishte një ndeshje e vështirë kundër një ekipi të shkëlqyeshëm, kampionë në fuqi të Evropës. Ne e ndihmuam shumë njëri-tjetrin, patëm pak fat, gjë që është e domosdoshme në këto ndeshje”.

Tutje Pochettino u ndal te ndeshja e kthimit, duke thënë se Bayerni do ta bëjë skuadrën e tij të vuaj.

“Jo shumë, Bayern do të na bëjë të vuajmë dhe nuk do të jetë e lehtë. Shpresojmë të kemi një performancë më të mirë me një rezultat edhe më të mirë”, ka thënë ai. /Telegrafi/

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara