Stefano Pioli ka thënë se diçka duhet të ndryshojë te Milan për ta ndaluar rënien që ka nisur.
Sassuolo e ka deklasuar Milanin në ndeshjen e vlefshme për javën e 20-të në Serie A. Rezultati përfundimtar ka qenë 5-2.
Trajneri i Milanit është shprehur se do të marrë vendimet e duhura.
“Gjithçka që ka funksionuar gjatë dy viteve të fundit nuk po funksionon tani. Është e qartë se nëse doni të ndryshoni rezultate, duhet të ndryshoni diçka. Unë do të marr vendimet që nevojiten për të na sjellë më shumë kompaktësi, energji dhe ekuilibër më të mirë”, ka thënë Pioli. “Unë jam duke menduar për shumë gjëra”.
Aktualisht Milan gjendet në vendin e pestë në renditjen tabelare të Serie A.
Nesër seanca gjyqësore për vrasjen e Auron Thaqit
Parashikimi i motit për të enjten
Kosovari shpëton 71-vjeçarin nga lumi Aare në Zvicër, në mom...
Nagavci për LDK-në: Nuk i kanë nxjerrë nënshkrimet për Osman...
Tjetër ultimatum nga Trump: Irani, një javë kohë për të arri...
50 mijë euro gjoba për mjedis, në 5 muajt e parë të këtij vi...