Nesër do të fillojë aventura e madhe e FC Ballkanit, ku do të garojnë për kualifikimet e Champions League.
Kampioni aktual i Kosovë, do të ketë kundërshtarë skuadrën e Lituanisë, Zalgiris, ndeshje kjo e cila do të zhvillohet nesër në ora 20:00 në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë, transmeton arbresh.info.
Ndërsa sot, trajneri i Ballkanit, Ilir Daja, me fillim nga ora 18:00 do të paraqitet në konferencë për shtyp.
Bashkë me të do të jetë edhe kapiteni i skuadrës së Ballkanit, Edvic Kuc.
“Sot në orën 18:00, në stadiumin “Fadil Vokrri” do të mbahet konferenca për media, lidhur me ndeshjen e nesërme të ekipit tonë kundër Zalgiris. Në konferencë do marrin pjesë kryetrajneri Ilir Daja dhe kapiteni i skuadrës Edvin Kuc”, thuhet në njoftimin e lëshuar nga klubi. / arbresh.info/
Së shpejti hapet konkursi për ushtarë të rinj në FSK
Arrestohen 4 instruktorë të poligonit Dreni në Prizren, dysh...
Vuçiq i shqetësuar për pranimin e Kosovës në aleancën ushtar...
Damka dhe Prattipati flasin për prosperitetin e komuniteteve...
Konjufca: Ka një konsensus automatik në shoqëri për një pres...
Konjufca për emrin e presidentit: Nuk duam ta mbështesim opo...