Mundësja e talentuar e MMA-së, Victoria Lee, ka vdekur në moshën 18-vjeçare.
Arsyet e vdekjes së mundëses Lee ende nuk janë zbuluar.
Vdekja e Victoria Lee, e cila ndodhi më 26 dhjetor, u konfirmua nga motra e saj, Angela, raporton CNN:
“Victoria ishte shpirti më i bukur që ka jetuar ndonjëherë. Ajo ishte motra e vogël më e mirë në botë. Vajza më e mirë, mbesa më e mirë dhe tezja më e mirë”, shkruan Angela.
“Shumë na mungon motra e vogël. Më shumë se sa mund ta imagjinosh. Jemi të gjithë të dërrmuar. Sepse një copë jotja ishte në secilin prej nesh dhe kur u larguat, ato copa u grisën. Nuk do të jetë kurrë njësoj”, shkroi ajo.
Victoria Leee, e lindur në Hawai, kishte fituar dy medalje të arta radhazi (2019, 2020) në kampionatin botëror për të reja në peshën deri 57 kg.
Policia në Gjakovë arreston dy persona të dënuar, ishin në a...
Dallaveret me vota, Kryeprokurori i Gjakovës del në konferen...
I shpëtohet jeta një 37-vjeçareje në Mitrovicë, pati gjakder...
Dy tifozë të Chelseat përfundojnë në spital në Napoli, klubi...
Nesër varroset fëmija që vdiq tragjikisht në lumin e Gadimes
Mbyllet për publikun seanca për spiunazh ndaj Bedri Shabanit...