Tottenham ka arritur të shënoj një fitore të madhe rikthim ndaj Aston Villas në kuadër të xhiros së 10-të në Premier League.
Edhe pse Spurs ishin duke u mposhtur në pjesën e parë, ata në fund triumfuan 4-1, shkruan Arbresh.info.
Avantazhin, mysafirëve ua dhuroi Rogers me një gol në minutën e 32-të.
Mirëpo, vendasit ishin të frikshëm në pjesën e dytë, ku fillimisht barazuan në minutën e 49-të me Johnson.
Dominic Solanke ne minutën e 75-të i dha epërisnë për herë të parë “gjelave” në këtë ndeshje.
Katër minuta më vonë ai shënoi golin e dytë peronal dhe të tretin për skuadrën e tij.
Ndërsa për epilogun final u përkujdes James Maddison në minutën e gjashtë shtesë.
Pas kësaj fitore, Tottenham radhitet i shtati me 16 pikë kurse Aston Villa është e pesta me 18 sosh./Arbresh.info
Nesër seanca gjyqësore për vrasjen e Auron Thaqit
Parashikimi i motit për të enjten
Kosovari shpëton 71-vjeçarin nga lumi Aare në Zvicër, në mom...
Nagavci për LDK-në: Nuk i kanë nxjerrë nënshkrimet për Osman...
Tjetër ultimatum nga Trump: Irani, një javë kohë për të arri...
50 mijë euro gjoba për mjedis, në 5 muajt e parë të këtij vi...