Cristiano Ronaldo dhe Lionel Messi janë të dy në kërkim të troftë të gjashtë, por a do t’i jap fund dikush dominimit të tyre në dhjetë vitet e fundit.
Gara për Topin e Artë është shumë e nxehtë këtë vit, por me fillimin e javës së ardhshme ne do të mësojmë se kush është lojtari më i mirë, transmeton portali arbresh.info.
Dy superyjet e lartpërmendur të futbollin janë në kërkim të trofeut të gjashtë, por Luka Modric ka depërtuar pas dhjetë viteve duke fituar tashmë çmimin “Lojtari më i Mirë” nga FIFA dhe synon të bëjë të njëjtën gjë edhe në Paris.
Kur zhvillohet ceremonia për ndarjen e çmimit Topi i Artë?
Ceremonia për ndarjen e Topit të Artë do të zhvillohet në Paris të hënën, më 3 dhjetor.
David Ginola do të jetë prezantues i shout para një audience të mbushur me yje.
Eventi pritet të filloj rreth orës 19:00.
Në cilin kanal mund ta shikoni ceremoninë?
Ende nuk ka ndonjë informatë në rast se mund të shfaqet në një kanal televiziv në Kosovë apo Shqipëri, por Arbresh.info do t’iu njoftoj në kohë reale për të gjitha zhvillimet, përfshirë këtu edhe ndonjë link zyrtar për shikimin e ceremonisë.
Kush është favorit për të fituar çmimin?
Pas publikimit të rezultateve për Topin e Artë, Luka Modric është favorit i qartë.
Sipas basteve, më poshtë mund të shikoni mundësitë e tyre:
Moti sot me diell dhe vranësira, temeraturat arrijnë 23°C
Shpërthim i fuqishëm në Lezhë, disa biznese dhe vetura të dë...
“Sulmues modern, krijon lehtë avantazhin”, Barcelona e sheh ...
Mitrovica synon transformimin e Liqenit Akumulues në atraksi...
Zelensky viziton Sirinë: Ukraina ofron ekspertizë ushtarake
Raportohet se 15 anije kaluan nëpër Ngushticën e Hormuzit në...