Në prag të ndeshjes Manchester United – Arsenal në kuadër të kupës FA, menaxheri i United, Louis Van Gaal ka deklaruar se për skuadrën e tij, më e rëndësishme është të kualifikohet sezonin e ardhshëm në Ligën e Kampionëve, sesa triumfimi në kupën FA.
Gara për të siguruar një pozitë në top-katërshe është shumë e nxehtë, pasi që diferenca mes Arsenalit, që është në pozitën e tretë dhe Tottenhamit që është në pozitën e gjashtë është vetëm katër pikë.
United është në pozitën e katërt, që siguron kualifikimet për Ligën e Kampionëve, por tani do të ndeshet me Arsenalin në kuadër të kupës FA, me Van Gaalin që insiston se Premier Liga është prioritet i tij.
“Kur e fiton kupën FA nuk je në Ligën e Kampionëve, por ke fituar një trofe. Për lojtarët, kjo gjë është fantastike, edhe për menaxherët njësoj, por synimi ynë është që në vitin e parë së bashku të sigurojmë një vend në Ligën e Kampionëve”, ka thënë Van Gaal.
“Liga e Kampionëve është niveli më i lartë i futbollit. Mendoj se të përfundojmë në top katërshe do të ishte rezultat fantastik për klubin tonë”, ka theksuar holandezi.
Beteja vendimtare, ministri rus i Mbrojtjes shkon në Ukrainë...
Suarezi mund të kalojë tek River Plate
Presidentja takon homologen nga Singapori, flasin për bashkë...
Moti në Shqipëri, temperatura deri në 41 gradë
Gjenden mbi 100 trupa të pajetë në Mariupol
Luana nis pushimet në Vlorë, shfaqet ‘hot’ në bi...