Kosova ka siguruar edhe sot (e diele) një medalje nga turneu për xhudo në Abu Dhabi.
Xhudisti Akil Gjakova ka triumfuar në gjysmëfinale duke mposhtur rivalin nga Uzbekistani, Khikmatillokh Turaev, duke prekur kështu finalen, shkruan portali arbresh.info.
Gjakova, i cili është duke garuar në turneun Grand Slam të xhudos në Abu Dhabi të Emirateve të Bashkuara Arabe, tashmë ka të garantuar medaljen e argjendtë.
Medalje të tillë kanë fituar edhe Majlinda Kelmendi dhe Distria Krasniqi. Kjo e fundit ka fituar medaljen e argjendtë pas disfatës së pësuar në finale kundër Urantsetseg Munkhabait në kuadër të kategorisë -48 kilogramë, ndërsa Majlinda është detyruar të dorëzojë luftën në finalen kundër italianes Odette Giufrida si pasojë e lëndimit.
Nora Gjakova ishte dje fituesja e vetme e medaljes së artë nga Kosova, por tani edhe Akili ka mundësi për të rrëmbyer një të tillë.
Mbetet të shihet pasditen e sotme nëse Kosova do të marr dy medalje të arta./arbresh.info/
Prindon Sadriu ftohet në Shtëpinë e Bardhë në Samitin e Orga...
Kurti në 50-vjetorin e Akademisë së Shkencave dhe Arteve të ...
Raportuesi për Kosovën në PE: BE-ja duhet të heqë menjëherë ...
Isni Kilaj lirohet me kusht
U kapën duke luajtur bixhoz në Isniq, 10 persona përballen m...
Blerim Sallahu: Synoj të avancoj drejtësinë, barazinë gjinor...