Tirana ka vazhduar fazën përgatitore në Turqi për Champions League, ku më 5 korrik do të përballet me F91 Dudelange për të zhvilluar mes tyre raundin e parë të këtij kompeticioni.
Drejtuesit bardheblu kanë menduar edhe për të zhvilluar miqësore në mënyrë që të shikojnë sa më mirë edhe gjendjen e lojtarëve të cilët priten të luajnë titullarë.
Lajmin e ka bërë të ditur vetë klubi kryeqytetas nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale, ku thuhet se kampionët do të masin forcat me Dinamo Tiraspol, takim që do të luhet ditën e sotme në orën 15:30.
Ditën e sotme në orën 16:30 (TRT)/15:30 (CET), ekipi do të zhvillojë një ndeshje miqësore me Dinamo Tiraspol.
Në përfundimin e kësaj ndeshje do të publikohen dhe momentet më pikante të këtij takimi.”-shkruhet në postimin e Tiranës. /arbresh.info/
Orlando triumfojnë ndaj Denverit me rikthim spektakolar
2.86% e qytetarëve shfrytëzuan të drejtën e votës deri në or...
Ramush Haradinaj voton në Gllogjan me nënën Rukë, bën apel p...
DnV: Votimi po zhvillohet normalisht, me disa parregullsi të...
Stuhi dëbore në SHBA, anulohen 9 mijë fluturime
Hedh votën ish-presidentja Jahjaga, inkurajon qytetarët që t...