Tifozët kroatë vërshojnë Moskën

16:18 | 15 Korrik 2018

Rreth 4 milionë kroatë janë mbledhur sot para televizorit dhe në sheshe për të ndjekur finalen e Botërorit “Rusi 2018”, ku kombëtarja e tyre do të luajë ndaj Francës. Por mjaft tifozë kanë vendosur që ta ndjekin këtë sfidë “live” në Moskë, ndaj 2 mijë bileta më shumë janë prenotuar pak orë para finales nga tifozët kroatë.

7 avionë charter janë nisur sot nga aeroporti i Zagrebit direkt për Moskë edhe pse tifozët e dinë se mund të mos gjejnë biletë, por preferojnë të festojnë në rrugët e kryeqytetit rus. Këta tifozë do t’u bashkohen mijëra të tjerëve që ndodhen në Moskë prej ditësh për të mbështetur idhujt e tyre. Tifozët shpresojnë që të dalin me kokën lart në fund të finales./Telesport.al

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara