Të gjithë sytë ishin në sulmuesin Lionel Messi para fillimit të ndeshjes ndërmjet Argjentinës dhe Francës në kuadër të xhiros së 1/8-së.
Legjenda e Barcelonës kishte një fillim të dobët në Kampionatin Botëror pasi humbi penaltinë në barazimin 1 me 1 të Argjentinës kundër Islandës, transmeton portali arbresh.info. Madje, sulmuesi nuk arriti të ketë ndikim as në disfatën e pasuar më pas 3 me 0 kundër Kroacisë.
Në ndeshjen e fundit në kuadër të grupeve kundër Nigerisë, të cilën ata duhej ta fitonin për të pasur shans të vazhdojnë tutje, Messi dukej si një lojtar që bota është mësuar ta shoh.
Ai përfundimisht gjeti portën para se Marcos Rojo i Manchester United të realizonte në fund të ndeshjes që rezultoi të jetë mjaftë dramatike.
Para ndeshjes kundër Kroacisë, shqetësimet ishin të mëdha dhe derisa po bëhej intonimi i himnit të Argjentinës, Messi ishte parë duke mbajtur dorën në kokë.
Megjithatë, para ndeshjes kundër Francës, Messi dukej plotësisht më i qetë, madje kishte të vendosur një buzëqeshje në fytyrën e tij.
Tifozëve nuk iu ka ikur kjo dhe më poshtë mund t’i shikoni reagimet e tyre./arbresh.info/
https://twitter.com/Blaugranistismo/status/1013059266536722432
https://twitter.com/galasaturn/status/1013059156507586560
https://twitter.com/Brownbear1892/status/1013058956321804288
https://twitter.com/Mofyachambz/status/1013059417040973828
https://twitter.com/__swell/status/1013059235599585282
https://twitter.com/zuuul_/status/1013059301814853632
Gjenden 3 trupa të vdekur në një shtëpi në Çaçak të Serbisë,...
Rusia sulmon Ukrainën me dronë dhe raketa, dëmtohet infrastr...
21 vjeçari ndalohet me lëndë narkotike në Kaçanik
Komandanti i KFOR’it mbledh përfaqësuesit diplomatikë të QUI...
Ikona e muzikës shqiptare, Ilir Shaqiri feston ditëlindjen e...
Tri ndeshje të forta sot në Superligën e Kosovës