Tifozët e skuadrës franceze Paris Saint-Germain, kanë kritikuar sulmuesin Kylian Mbappe për egoizmin e tij gjatë ndeshjes ndaj AS Monacos, ndaj bashkëlojtarit të tij, Lionel Messi.
Arsyeja e kritikës ishte pasiqë gjatë ndeshjes, Mbappe kishte rastin e mirë për t’ia pasuar topin 7 herë fituesit të “Topit të Artë”, e cila sipas tyre mund të vinte drejt finalizimit të një goli të bukur.
Tifozët gjithashtu kanë kritikuar edhe trajnerin e skuadrës franceze, Chrstiphe Galtier, i cili gjatë minutës së 87-të vendosi ta zëvendësoj argjentinasin në momentin ku skuadra kishte nevojë të ketë lojtarë cilësorë në fushe për të arritur të shënojë gol.
Sipas mediave franceze, kritikat e tifozëve janë shumë të ashpërta në drejtim të Kylian Mbappes dhe trajnerit të PSG, ku sipas tyre, është dashur të zëvendësohet Mbappe në vend të Messit, transmeton arbresh.info.
” Një nga paraqitjet më të dobëta të Mbappes, dhe trajneri nuk guxon ta zëvendësoj, por e largon lojtarin më të mirë në fushë, Messin- ishte postimi në Twitter i një tifozi të Parisit.
Në fund të ndeshjes, janë publikuar notat e lojtarëve të skuadrës së PSG-së, ku shihet kjartë se ylli argjentinas kishte marrë notën 7.2, ndërsa Mbappe 6.2/ arbresh.info/

Klopp thyen heshtjen pas spekulimeve se mund ta marrë drejti...
Trump tallet dhe kërcënon kryeministrin e Groenlandës: As nu...
Furnizimi me energji elektrike në vështirësi, KESCO sqaron s...
Arratisja e Altin Ndocit/ Arrestohen 8 persona, mes tyre efe...
Rinumërohen 23 vendvotimet e para nga 914 vendvotime
Reagim i ashpër nga Bellingham – mohon konfliktin me A...