Qendërmbrojtësi Thiago Silva, në fund të sezonit do largohet nga PSG, duke i paralajmëruar Everton-in dhe klubin e vjetër, AC Milan.
Sipas L’Equipe, drejtori sportiv i PSG-së, Leonardo ka telefonuar brazilianin dhe e ka informuar se nuk do ia rinovojnë kontratën, transmeton portali arbresh.info.
Thuhet se 35-vjeçari nuk ishte i gatshëm të zbriste pagesën në mënyrë që të mbetet në “Parkun e Princave”.

Milan është duke provuar ta rikthejë Silva-n, i cili ishte në “San Siro” nga vitet 2009-2012.
Sidoqoftë, edhe Everton është i interesuar për të transferuar Silva-n si agjent i lirë.
Për momentin ai do qëndrojë në “Parkun e Princave” dhe do vazhdojë të luaj në Ligën e Kampionëve./arbresh.info
Ushqimet ideale për një gjumë më të qetë
Lajm i madh për Al-Nassr, rikthehet Cristiano Ronaldo
Parashikimi i motit për të premten
Trajneri i Bosnjës, Sergej Barbarez pritet si ”hero” në qyte...
Dërgimi i FSK-së në Gaza:, Ziv: Të lumtur që Kosova u përfsh...
Punime në rrjet, KEDS tregon ku do të ketë ndërprerje të rry...