Trajneri i Manchester Unitedit, Erik ten Hag, është optimist për finalen e FA Cup që klubi i tij e zhvillon ndaj Manchester Cityt më 25 maj.
Edhe pse fitoi me zor ndaj Coventryt në gjysmëfinale, pasi shpërdoroi avantazhin prej 3:0 për të fituar përmes penaltive, holandezi duket se e ka lënë këtë moment të pakëndshëm prapa dhe mendtë i ka vetëm te finalja.
“Jam i sigurt që e kemi një shans të mirë ta fitojmë këtë finale, edhe pse luajmë kundër ekipit më të mirë në botë”, ka thënë ten Hagu.
“Ky sezon ka pasur shumë batica por edhe shumë zbatica. Të fituarit e FA Cupës nuk e bën të suksesshëm atë, por duam të fitojmë më shumë”./klan
Erdogan: Kundërshtojmë përhapjen e konfliktit SHBA-Iran
BBC vlerëson maksimalisht Shqipërinë në Eurovision
Seanca në rastin Hashim Thaçi dhe të tjerët “kundër adminis...
Barcelona për herë të 29-të, kampione e Spanjës
Kanë bashkë një duet të suksesshëm, Tayna thotë se nuk flet ...
Arrestohen tre tifozë pas ndeshjes mes Trepçës dhe Vushtrris...