Erik ten Hag më në fund ka thyer heshtjen në raport me largimin e Cristiano Ronaldo nga Manchester United.
Trajneri holandez, Ten Hag ishte një nga arsyet kyçe që shtyu Cristiano Ronaldon të largohej nga Man United. Kështu së paku kuptohej nga intervista e CR7.
Përkundër intervistës së Ronaldo, ku lojtari sulmoi trajnerin Ten Hag me disa kritika, trajneri s’kishte komentuar asgjë. Së fundmi, ai nuk mund t’i shmangej pyetjes dhe dha një përgjigje.
“Ai iku dhe tani i përket së kaluarës”, ka thënë Ten Hag, i pyetur për largimin e CR7.
“Ne tani po shohim përpara, jemi duke parë për të ardhmen”, shtoi holandezi.
Cristiano Ronaldo lidhet me një kalim të mundshëm në Arabinë Saudite, por s’ka akoma diçka zyrtare. Aktualisht, lojtari është në Katar, me kombëtaren e Portugalisë./lajminet
140 kg eksplozivë të gjetur në veri, Baliqi: Janë prodhuar n...
IA zbulon gjatë gjumit rrezikun për 130 sëmundje
Barcelona bën detyrën ndaj Oviedos, rikthehet si lidere e La...
Aksident i rëndë në Fier, vdes 35-vjeçari
Shpërthejnë protesta kundër ICE në SHBA: Nuk do të durojmë
Mes tensioneve të shumta, Trepça shkon me epërsi pas pjesës ...