Ten Hag pranon se Ronaldo është dënuar nga klubi

17:04 | 21 Tetor 2022
Emir Abduramani

Trajneri i Manchester United, Erik ten Hag, më në fund ka folur rreth dënimit për legjendën Cristiano Ronaldo, për veprimin e bërë në mesjavë ndaj Tottenhamit.

Pasi e pranoi se Ronaldo ka refuzuar të futet në lojë në atë ndeshje, ten Hag deklaroi se ky veprim i tij padyshim se do të ketë pasoja për portugezin.

Sipas tij, dënimi për Ronaldon do të ndikonte pozitivisht në sjelljet dhe mentalitetin e lojtarëve të tjerë të kësaj skuadre, shkruan arbresh.info.

“Po, Cristiano Ronaldo refuzoi të futej në lojë ndaj Tottehamit. Duhet të ketë pasoja. Është e rëndësishme për sjelljet dhe mentalitetin e grupit”, u shpreh ai në konferencën për media para ndeshjes ndaj Chelseat.

Cristiano Ronaldo të mërkurën refuzoi të hynte në lojë ndaj Tottenhamit dhe u largua për në zhveshtore para përfundimit të ndeshjes.

Kështu, ai u dënua nga “Djajtë e Kuq” dhe është përjashtuar nga lista e skuadrës për ndeshjen e së shtunës ndaj Chelseat.

Nga mediat britanike dje u raportua që 37-vjecari mund të përjashtohet krejtësisht nga klubi, për shkak të veprimeve të tij dhe natyrisht, këtu ka ndikuar fakti që ai konsiderohet si i padëshiruar nga trajneri holandez, Erik ten Hag./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale